Politike

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Veliaj zgjodhi një fjalor agresiv duke iu drejtuar si "bixhozxhi" që ka para për "sumën e tij", duke iu referuar fundshpinës. 

21 Korrik 2023, 15:27 Nga f.g
VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o
Erion Veliaj, kryetar i bashkise Tirane

GOSE-RROGOZHINE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vazhduar sulmin ndaj kandidatit të opozitës, Shkëlqim Hoxha. Dy ditë pasi  e akuzoi Hoxhën se i kishte kërkuar para për t'u tërhequr nga gara, Veliaj zgjodhi një fjalor agresiv duke iu drejtuar si "bixhozxhi" që ka para për "sumën e tij", duke iu referuar fundshpinës.


 “Ik këtej o bixhozxhi. Një njeri që i ka bërë lekët me bixhoz e di ashtu për të gjithë. Ata nuk dinë çfarë është sakrifica. E dinë jetën si me  hedh zara, atij dhe Saliut, jeta i shkon fjollë. Ndaj dhe sot Edisoni përfaqëson Rrogozhinën e vërtetë. Për fushatën paske lekë. Për sumën tate paske paske pas lekë, për njerëzit për ti ndihmuar jo.Për karrigen tate paske pas lekë”,-tha Veliaj./Dosja.al

 



erion veliaj shkelqim hoxha

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2023, 14:04 Blerina Gjoka

Qoka e mëngjesit për Skënder Gjinushin

Skender Gjinushi dhe Edi Rama Ora shënonte 5 e mëngjesit të së premtes, kur Kuvendi votoi një ligj të kontestuar që i je...