Politike

Basha i përgjigjet Berishës: Ti japim fund, kush është peng? Të nisim vettingun nga unë i pari

Basha shkruan se ky proces, të cilin është gati ta nisë nga vetja, do të tregojë se kush është "peng"

21 Korrik 2023, 12:38 Nga f.g
Basha i përgjigjet Berishës: Ti japim fund, kush është peng?
Sali Berisha, Lulzim Basha

TIRANE- Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha me propozimin për të votuar propozimin e tij për vettingun e politikanëve. Në një postim në Tëitter, Basha shkruan se ky proces, të cilin është gati ta nisë nga vetja, do të tregojë se kush është "peng", duke përdorur epitetin e vënë për të nga Berisha.

PËRGJIGJIA E BASHËS: 

Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.
Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë.

Më herët gjatë ditës, Sali Berisha deklaroi se Lulzim  Basha është peng i kryeministrit Edi Rama dhe se ky i fundit ka në dorë çdo moment urdhër-arrestin ndaj tij./Dosja.al

sali berisha lulzim basha perplasjet ne pd

Sondazh

Poll