Politike

Gazeta "Zëri"në Kosovë: Fjalimi i Klinton në Tiranë u përkthye gabim, kritikoi bojkotin e serbëve në Veri

Media thekson se disa fjali të Klinton që lidheshin me bojkotin e serbëve në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës u përkthyen gabim. 

21 Korrik 2023, 12:46 Nga f.g
Gazeta "Zëri"në Kosovë: Fjalimi i Klinton në
Bill Clinton gjatë fjalimit në Tiranë

TIRANE- Gazeta "Zëri" në Kosovë ka bërë një vëzhgim të detajuar mbi deklaratat e presidentit amerikan Bill Klinton, në vizitën e fillim korrikut në Shqipëri. Media thekson se disa fjali të Klinton që lidheshin me bojkotin e serbëve në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës u përkthyen gabim. 

“Kosovarët i krijuan këto katër komuna për të mirën e serbëve për t’ua dhënë atyre edhe 4 kryetarë sikurse edhe vendet në Parlament. Kështu që ata gabuan që nuk dolën për të votuar”, ka thënë Klinton në fjalim.

Më pas ai quajti marrëzi tensionet duke kërkuar që shqiptarët të ndalojnë këtë marrëzi. 

“Çfarë çështje e madhe politike do të avancohej nga fakti se kush udhëheq me këto qytete te vogla. Unë mendoj që është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë [në Kosovë], të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të shprehur qëndrimin e tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi”, ka thënë ai.

Video e plotë e  deklaratës:

Vizita e Klinton në Shqipëri pasoi një valë reagimesh pas interpretimit që media i dha, sidomos  në Beograd, atje ku mediat shkruanin se Klinton i kërkonte Kosovës të ndalonte marrëzinë, ndërsa pjesa e fjalimit të tij, ku kritikonte qëndrimin e serbëve për zgjedhjet në veri, nuk u dha në raportim.

Raportimi i fjalimit në mediat serbe: 

"Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qytete në favor të serbëve për t'u dhënë edhe katër kryetarë komunash. Kështu që nuk mendoj duhej të ndodhte që këto zgjedhje të ndodhnin,”- tha ai, sipas mediave serbe. /Dosja.al

bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll