Politike

Kuvendi miratoi legalizimin e kanabisit, Meta: Rama mbajti fjalën që iu kishte dhënë narkotrafikantëve

Sipas tij me legalizimin e kanabisit mjekësor, Rama i hapi rrugë bandave të trafikut të drogës. 

21 Korrik 2023, 14:12 Nga f.i
Kuvendi miratoi legalizimin e kanabisit, Meta: Rama mbajti fjalën që
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka komentuar votimet e projektligjeve të rëndësishme në seancën maratonë plenare. 

Meta ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit, ku me votat e maxhorancës u miratua legalizimi i kanabisit mjekësor. Sipas tij me legalizimin e kanabisit mjekësor, Rama i hapi rrugë bandave të trafikut të drogës. 

Meta: Dua të denoncoj aktet e turpshme të maxhorancës dje në Kuvend, ku ajo mbylli sesionin për veten e saj dhe gjithçka që i takon kapjes së shtetit. Dje pas mesnate në errësirë, Kuvendi miratoi ligjin për legalizimin e kanabisit, një ligj i kritikuar nga të gjithë dhe i paralajmëruar se do të dëmtojë të ardhmen e vendit. Ky ligj ka dështuar dhe në vende me shtet të se drejtës më funksional se sa Shqipëria. Është e qartë se të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një vend që është shndërruar në një qendër të rëndësishme të trafikut të drogës, të kokainës, heroinës dhe kanabisit. Duam të theksojmë se Rama me vetëdije të plotë mbajti premtimin që iu bëri narkotrafikantëve për shërbimet që iu bë në zgjedhjet e fundit.

legalizimi i kanabisit

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2023, 14:04 Blerina Gjoka

Qoka e mëngjesit për Skënder Gjinushin

Skender Gjinushi dhe Edi Rama Ora shënonte 5 e mëngjesit të së premtes, kur Kuvendi votoi një ligj të kontestuar që i je...