Politike

Policia nis kërkimet për Arben Ahmetaj! Kontrolle në disa banesa të tij, avokatët: Ndodhet në Britani

Strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata.

21 Korrik 2023, 11:09 Nga f.i
Policia nis kërkimet për Arben Ahmetaj! Kontrolle në disa banesa
Arben Ahmetaj

TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur kërkimet për ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Drejtoria kundër krimit ekonomik ka nisur kontrollet në disa banesa të Ahmetajt për ta gjetur atë fizikisht. Kërkime janë bërë edhe në banesat e familjarëve të Ahmetajt. 

Edhe pse avokatët e Ahmetajt kanë pretenduar se ky i fundit ndodhet në Britaninë e Madhe, strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata.

Ndërkohë SPAK mësohet se i kishte kërkuar policisë paraprakisht informacion për vendndodhjen e Arben Ahmetajt, gjë e cila është vënë në dispozicion nga ana e policisë së shtetit.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll