Politike

Inceneratorët/ Berisha: Niko Peleshi është i përfshirë! Ka firmosur një akt të kundërligjshëm

21 Korrik 2023, 12:35 Nga f.i
Inceneratorët/ Berisha: Niko Peleshi është i përfshirë!
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot përfshirjen e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, në skemën e inceneratorëve.

Fjala e Berishës: Nuk ka firmosur rastësisht Niko aty, është i zhytur edhe ai në pleh. Do dalin edhe dokumentet për zhytjen e tij. Do të shihni ju se si këta anëtarë të organizatës kriminale, kanë shkelmuar çdo interes të qytetarëve shqiptarë. Ahmetaj është, pavarësisht se nuk është akuzuar për dy gjërat kryesore, për dhënien, miratimin, për procedurën me negociata të mbyllura, Ahmetaj ka dhënë miratimin. Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave nuk mund të preket pa firmën e ministrit të Financave. U zhvilluan pothuajse një javë negociata me të dhe nuk pati rezultat dhe dje u lëshua mandati i arrestit.

sali berisha

Sondazh

Poll