Politike

Lobimi i LSI-së në SHBA! Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili paraqitet në SPAK: U thirra si person në dijeni

Vasili tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë. 

21 Korrik 2023, 10:33 Nga f.i
Lobimi i LSI-së në SHBA! Deputeti i Partisë së Lirisë,
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i PL-së, Petrit Vasili është paraqitur në SPAK. Vasili pretendohet se është thirrur në kuadër të hetimeve që po kryhen nga struktura antikorrupsion për lobimin e ish Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Vasili tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë. 

"U thirra si person në dijeni. Kisha ca pyetje u përgjigja. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un.”- thotë Vasili.

Shtatorin e vitit të kaluar SPAK nisi letëporosi në SHBA ku kërkoi të dhëna se ku janë regjistruar kompanitë e lobimit që kishte pajtuar LSI. Sipas informacioneve përgjigjet e letërporosive kanë mbërritur dhe kjo është arsyeja që Vasili është thirrur nga prokurori i çështjes Sotir Kllapi.

SPAK u vu në lëvizje pas kallzimit të ish-deputetit Halit Valteri, i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë të padeklaruara për qëllime lobimi.

petrit vasili

Sondazh

Poll