Politike

Hapja e negociatave, ambasadorja Vasac nga Korça: S’dimë çfarë vendimi do merret, kemi edhe Brexit

14 Tetor 2019, 10:02 Nga DOSJA
Hapja e negociatave, ambasadorja Vasac nga Korça: S’dimë

KORÇË– Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Vasac ka komentuar situatën politike në Shqipëri. Teksa ishte në Korçë, Vasac shprehet se ende nuk dihet nëse vendimi që do të jepet për Shqipërinë është pozitiv apo negative.

Ambasadorja e Francës foli edhe për takimin që ka pasur me kacelaren Merkel dhe Presidentin e Francës, Macron.

 “Nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unaminitet. Dje, kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm.

Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka çështje, që janë po aq të rëndësishëm siç është çështja e Brexit. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por gjithë vendet e Europes dhe na intereson të gjithëve,”– tha Vasac.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadorja e frances christine vasac hapja e negociata per shqiperine ambasadorja e frances christine vasac hapja e negociata per shqiperine

Sondazh

Poll