Aktualitet

Vijon vala e të nxehtit në Shqipëri! Fundjava nis me temperatura të larta (HARTA LIVE)

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin.

21 Korrik 2023, 07:08 Nga f.i
Vijon vala e të nxehtit në Shqipëri! Fundjava nis me temperatura
foto ilustruese

TIRANË- Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e valës të së nxehtit afrikan. Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në zonat malore. 

Temperaturat parashikohen në zonat malore 19 deri 36°C, në zonat e ulëta 19 deri 41°C, ndërsa në zonat bregdetare 20 deri 38 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll