Bota

Pranë kufirit me Poloninë, forcat speciale bjelloruse dhe 'Wagner' zhvillojnë stërvitje të përbashkëta

Më 14 korrik, Ministria e Mbrojtjes Bjelloruse pretendoi se mercenarët nga Wagner PMC, në pronësi të Yevgeny Prigozhin, kishin filluar trajnimin e trupave territoriale si instruktorë në Bjellorusi. 

20 Korrik 2023, 16:04 Nga a.l
Pranë kufirit me Poloninë, forcat speciale bjelloruse dhe
Grupi Wagner

RUSI-  Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë ka njoftuar se do të kryejë stërvitje të përbashkëta me Kompaninë Ushtarake Private Wagner (PMC) në një terren stërvitor pranë kufirit me Poloninë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Forcat e Armatosura të Bjellorusisë po vazhdojnë stërvitjen e përbashkët me trupat e Wagner PMC. Gjatë gjithë javës, njësitë e operacioneve speciale dhe përfaqësuesit e kompanisë do të ushtrojnë detyrat e stërvitjes luftarake në terrenin e trajnimit në Brest”, theksohet në njoftim. 

Më 14 korrik, Ministria e Mbrojtjes Bjelloruse pretendoi se mercenarët nga Wagner PMC, në pronësi të Yevgeny Prigozhin, kishin filluar trajnimin e trupave territoriale si instruktorë në Bjellorusi. 

grupi wagner

Sondazh

Poll