Bota

Rrëzohet avioni në Kolumbi/ Humbin jetën 6 persona, mes tyre 5 politikanë

Ngjarja ka ndodhur në zonën komunale të San Luis de Gaceno në departamentin Boyaca, sipas autoritetit të aviacionit civil, i cili po heton shkakun.

20 Korrik 2023, 14:54 Nga a.l
Rrëzohet avioni në Kolumbi/ Humbin jetën 6 persona,  mes tyre 5
Kolumbi

KOLUMBI- Pesë politikanë dhe një pilot humbën jetën pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe u rrëzua.  Të pesë ishin të gjithë anëtarë të Centro Democratico të krahut të djathtë të ish-presidentit Alvaro Uribe.

Ngjarja ka ndodhur në zonën komunale të San Luis de Gaceno në departamentin Boyaca, sipas autoritetit të aviacionit civil, i cili po heton shkakun. Sipas raportimeve të mediave kolumbiane, zyrtarët e Centro Democratico ishin nisur me avion nga qyteti i Villavicencio me destinacion Bogota, me qëllim që të merrnin pjesë në një event të partisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shprehu përmes Tëitterit trishtimin e tij për tragjedinë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

kolumbi

Sondazh

Poll