Bota

Një luan që endet në Berlin, policia në kërkim: Banorët të qëndrojnë brenda

Kopshtet zoologjike lokale, strehët e kafshëve dhe cirqet kanë thënë se asnjë luan nuk ka shpëtuar nga objektet e tyre.

20 Korrik 2023, 14:37 Nga f.i
Një luan që endet në Berlin, policia në kërkim:
foto ilustruese

GJERMANI- Autoritetet gjermane janë në kërkim të një kafshe të egër në periferi të Berlinit. BBC raporton se dyshohet për një luaneshë në zonë.

Fillimisht autoritetet u lajmëruan për praninë e kafshës pasi disa njerëz përfshirë një zyrë policie e panë atë duke ndjekur një derr.  Helikopterët janë vendosur në përpjekje për të gjetur kafshën e pakapshme, thanë autoritetet. Në kërkim janë përfshirë edhe veterinerë dhe gjuetarë me armë qetësuese.

Banorët janë këshilluar që të qëndrojnë brenda, derisa policia të verifikojë se me çfarë kafshe kanë të bëjnë.

Nëse është një luaneshë, është e paqartë nga ka ardhur. Kopshtet zoologjike lokale, strehët e kafshëve dhe cirqet kanë thënë se asnjë luan nuk ka shpëtuar nga objektet e tyre. Ndërkohë Zëdhënësi i policisë Daniel Keip ka thënë se "gjatë verës dëgjon shpesh raporte për krokodilat në liqen dhe më pas zbulohet një rosë e madhe." 

luan ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll