Bota

BE zgjat me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë, shkak lufta në Ukrainë

Sanksionet u zgjeruan ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022, në përgjigje të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës. 

20 Korrik 2023, 15:02 Nga a.l
BE zgjat me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë, shkak lufta në Ukrainë
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian njofton se ka vendosur të zgjasë me 6 muaj, deri më 31 janar 2024, sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresionit ushtarak të vendit kundër Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i BE-së në një deklaratë për shtyp, shkruajnë mediat e huaja. 

“Këto sanksione, të vendosura për herë të parë në vitin 2014 si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë, u zgjeruan ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022, në përgjigje të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Këshilli i BE-së në një deklaratë. 

Sanksionet u zgjeruan ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022, në përgjigje të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës. 

sanksione ndaj rusise

Sondazh

Poll