Bota

Mot ekstrem në Itali/ Pas temperaturave përvëluese, stuhi dhe breshër sa një top tenisi, shtrohen në spital 110 të plagosur

Në Padova, Venecia, Vicenza dhe Verona, zjarrfikësit kryen një sërë operacionesh për të lëvizur trungjet e mëdha të pemëve nga rrugët.

20 Korrik 2023, 15:51 Nga a.l
Mot ekstrem në Itali/ Pas temperaturave përvëluese, stuhi dhe
Breshëri në Itali

ITALI- Pas temperaturave përvëluese të verës, në Itali ka nisur stuhi dhe reshje shiu. Sipas mediave vendase, në verilindje të vendit në Veneto 110 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e goditjes nga breshëri të cilat ishin në përmasa të pazakonta. Sakaq raportohen dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemishtet. 

“Shkon në 110 numri i të lënduarve nga traumat e shkaktuara nga breshri, rënia dhe thyerja e xhamave. Falenderoj edhe një herë shpëtimtarët dhe teknikët që kanë ndërhyrë menjëherë pas ngjarjeve dhe që vijojnë në këto orë me punimet e restaurimit dhe regjistrimin e dëmeve”, tha kryetari i Rajonit të Venetos, Luca Zaia, në kontakt të vazhdueshëm me Mbrojtjen Civile, Suem dhe të gjithë vullnetarët. 

Në Padova, Venecia, Vicenza dhe Verona, zjarrfikësit kryen një sërë operacionesh për të lëvizur trungjet e mëdha të pemëve nga rrugët.

permbytje ne itali

Sondazh

Poll