Bota

TRONDITËSE në Indi/ Dy gra përdhunohen në grup dhe nxirren të zhveshura para një turme, nisin protestat në Indi

Policia thotë se ka hapur një rast për përdhunim në grup dhe ka arrestuar një person. 

20 Korrik 2023, 15:14 Nga a.l
TRONDITËSE në Indi/ Dy gra përdhunohen në grup dhe nxirren
Indi

Në media është duke qarkulluar një video tronditëse, ku shfaqen dy gra të dhunuara të cilat kalojnë para një turmë të zhveshura. Ngjarja ka shkaktuarrevoltë në Indi. Në pamjet e publikuara shihet sesi dy gratë tërhiqen zvarrë para një turme burrash. 

Policia thotë se ka hapur një rast për përdhunim në grup dhe ka arrestuar një person.  Të enjten, seanca e parlamentit në Delhi u ndërpre pasi ligjvënësit kërkuan një debat mbi këtë çështje. Kryeministri Narendra Modi tha gjithashtu se asnjë fajtor nuk do të kursehet lidhur me incidentin, shkruan BBC. 

"E siguroj kombin, ligji do të ndjekë rrugën e tij me të gjitha forcat. Ajo që ndodhi me vajzat e Manipurit nuk mund të falet kurrë," tha ai. 

Dhuna vdekjeprurëse e ka zhytur Manipurin, një shtet piktoresk indian në kufi me Mianmarin, në trazira për më shumë se dy muaj. Përplasjet midis anëtarëve të shumicës Meitei dhe komuniteteve fisnore Kuki kanë rezultuar në ndarjen e tyre të plotë. Të paktën 130 njerëz kanë vdekur dhe 60,000 janë zhvendosur. 

indi

Sondazh

Poll