Bota

Tornado në Karolinën e Veriut/ Shkatërrohet fabrika e Pfizer, plagosen 16 persona

Një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë të dërguar me email konfirmoi se objekti Rocky Mount ishte dëmtuar dhe prodhuesi i barnave po vlerësonte situatën për të përcaktuar ndikimin në prodhim. 

20 Korrik 2023, 15:41 Nga a.l
Tornado në Karolinën e Veriut/ Shkatërrohet fabrika e Pfizer,
Tornado

SHBA-  Prodhuesi i barnave Pfizer Inc. njofton se fabrika në Rocky Mount, Karolina e Veriut, e cila është një nga objektet më të mëdha të produkteve të injektueshme sterile në botë, ka pësuar dëme të rënda nga një tornado.

Rreth 16 persona në dy qarqe, Nash dhe Edgecombe, pranë uzinës, u plagosën nga tornado, shkruajnë mediat e huaja. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se stuhia ishte e para EF3 e njohur që goditi atë pjesë të shtetit në muajin korrik.

Një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë të dërguar me email konfirmoi se objekti Rocky Mount ishte dëmtuar dhe prodhuesi i barnave po vlerësonte situatën për të përcaktuar ndikimin në prodhim. 

Objekti, i cili prodhon gati 30% të të gjitha injektimeve sterile të përdorura në spitalet amerikane, fokusohet gjithashtu në prodhimin e një sërë produktesh si anti-infektivë, bllokues neuromuskular, si dhe flakone dhe shiringa. Objekti i Rocky Mount punëson më shumë se 4,500 njerëz. 

tornado ne shba

Sondazh

Poll