Bota

Tensionet në veri/ Krasniqi takon ambasadorin amerikan: Zgjedhjet e parakohshme, alternativa e vetme

Gjithashtu ai është shprehur se Kosova nuk duhet të ndërshkohet për shkak të një individi.

20 Korrik 2023, 14:30 Nga f.i
Tensionet në veri/  Krasniqi takon ambasadorin amerikan: Zgjedhjet e
Memli Krasniqi dhe Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku diskutuan për situatën aktuale politike.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme. Gjithashtu ai është shprehur se Kosova nuk duhet të ndërshkohet për shkak të një individi.

“Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombetarë, janë tërësisht të papranueshme. Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”,- tha Krasniqi.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll