Bota

Skandali i 'Katargate'/ Zgjerohet hetimi, policia bastis shtëpinë e një tjetër eurodeputeteje

Eurodeputetja belge ka mohuar çdo përfshirje në skandal.

20 Korrik 2023, 13:39 Nga f.i
Skandali i 'Katargate'/ Zgjerohet hetimi, policia bastis
Maria Arena

BRUKSEL- Policia bastisi shtëpinë e eurodeputetes socialiste belge Maria Arena të mërkurën, si pjesë e hetimit të Katargate, një skandal korrupsioni që ka në qendër Parlamentin Evropian, shkruajnë mediat e huaja.

Eurodeputetja belge ka mohuar çdo përfshirje në skandal. Ajo është eurodeputetja e katërt që përfshihet në skandal, pasi Eva Kaili, Marc Tarabella dhe Andrea Cozolino u akuzuan.

Arena ka vazhduar të kryejë detyrat e saj si eurodeputete që nga skandali që shpërtheu dhjetorin e kaluar. Ajo dha dorëheqjen si kryetare e nënkomitetit për të drejtat e njeriut.

skandali i katargate maria arena

Sondazh

Poll