Politike

Çelja e negociatave/Ministrja franceze: Nuk jemi për veto, duhet reformimi i BE-së

15 Tetor 2019, 09:43 Nga DOSJA
Çelja e negociatave/Ministrja franceze: Nuk jemi për veto, duhet

LUKSEMBURG- Ministrja franceze Amelie de Montchalin, deklaroi sot para nisjes së mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg se Franca nuk do të vendosë veton për çeljen e negociatave.

Montchalin tha se para nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të riformohet vetë Bashkimi Europian.

Nuk jam sot këtu për të vendosur veto, por në një frymë shkëmbimi mendimesh mbi dy parime. Së pari, hapja e negociatave kërkon përgatitje nga Bashkimi Europian dhe ne konsiderojmë sot që ne duhet të rishikojmë në thellësi procesin e negociatave të anëtarësimit.

Procesi i zgjerimit është zhgënjyes, i gjatë për vendet përkatëse dhe nuk krijon besim te vendet anëtare, sepse tretet në kohë. Pra, së pari, ne duhet të diskutojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit. Kapitujt që hapen e mbyllen si një telenovelë pa fund nuk i përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve në rajon. Ne kemi parë fluks migracioni nga vendet që kanë përfunduar negociatat dhe janë bërë anëtare, si Rumania, Bullgaria apo Kroacia. Pra, është një çështje qasje mbi procesin. A është ky proces efikas? Përgjigjja është jo dhe ne kemi shumë vende që e mbështesin këtë qasje lidhur me riorganizimin e negociatave të anëtarësimit. Së dyti, duhet të sigurohemi se reformat që janë kërkuar për t’u zbatuar si kushte për hapjen e negociatave të jenë reale.  Që të jenë votuar, por edhe zbatuar. Këtë do diskutojmë sot, Por, dua të theksoj, se Franca nuk i kundërvihet perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit”, u shpreh de Montchalin.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike amelie de montchalin be diskuton per shqiperine negociatat me be amelie de montchalin be diskuton per shqiperine negociatat me be

Sondazh

Poll