Politike

Reforma Zgjedhore/ Basha takim kokë më kokë me shefen e misionit të OSBE-së (Foto)

15 Tetor 2019, 08:12 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Basha takim kokë më kokë me shefen e misionit

Tiranë- Për çështjen e Reformës Zgjedhore, kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar mesditën e sotme me shefen e misionit të OSBE Audrey Glover.

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover pas takimit me kreun e PD në Tiranë, tha se në fokus të bisedës ishin rekomandimet në raportin për zgjedhjet.

“Ka patur një keqkuptim dhe nuk ka qenë qëllimi për të patur një konference për shtyp. Bëhet fjalë për raportin ku mbahen rekomandimet të cilat i kemi diskutuar dhe do të vijojmë t’i diskutojmë. Jemi duke bërë diskutime, faleminderit që erdhët, takimi do të vijojë nesër e pasnesër, por nuk do të ketë një konferencë për shtyp. Nuk kam asgjë për t’ju thënë ju sot, në ditët në vijim do të merrni një informacion të mëtejshëm” u shpreh Glover.

 

 

Po kështu Basha do të takohet sot edhe me ambasadorin e OSBE-së, Bochardt për këtë reformë.

Ndërsa me kryeministrin e Italisë, Conte do të takohet në orën 17:00, pasi ky i fundit është në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Pak ditë më parë Damian Gjiknuri deklaroi se Reformën e miraton Kuvendi. Damian Gjiknuri tha se PD nuk ka sjellë asnjë propozim për këtë reformë. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theksoi se ftesa për Reformën Zgjedhore mbetet e hapur për PD-në. Sipas saj nuk do të ketë reformë me dy faza, po një reformë tërësore.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me giuseppe conte reforma zgjedhore basha takim me giuseppe conte reforma zgjedhore

Sondazh

Poll