Bota

Ushtari amerikan kaloi kufirin! SHBA: Koreja e Veriut nuk i përgjigjet thirrjeve për lirimin e tij

Mësohet se Pentagoni kishte kontaktuar Korenë e Veriut, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, por ata nuk morën asnjë përgjigje.

20 Korrik 2023, 12:44 Nga f.i
Ushtari amerikan kaloi kufirin! SHBA: Koreja e Veriut nuk i përgjigjet
Travis King

SHBA- Koreja e Veriut nuk po i përgjigjet përpjekjeve për të negociuar lirimin e ushtarit amerikan, i cili u largua përtej kufirit, thotë Uashingtoni raporton BBC.

Mësohet se Pentagoni kishte kontaktuar Korenë e Veriut, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, por ata nuk morën asnjë përgjigje. Ushtari Travis King kaloi të martën Zonën e Çmilitarizuar (DMZ) që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.

Kriza vjen në një kohë veçanërisht të tensionuar me Korenë e Veriut. Marrëdhëniet me SHBA-në kanë rënë në vitet e fundit, pasi ajo ka testuar dhjetëra raketa gjithnjë e më të fuqishme të afta për të mbajtur koka bërthamore.

SHBA gjithashtu u ka kërkuar qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Korenë e Veriut, një nga shtetet më të izoluara në botë.

travis king

Sondazh

Poll