Sport

Barcelona ‘në dorë’ të presidentit Luis Rubiales, është emëruar kryetar i Komitetit të Licencimit të Klubeve të UEFA-s

Presidenti aktual i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjol do të jetë gjithashtu presidenti i Komitetit, që vendos nëse Barcelona do të përjashtohet apo jo nga garat evropiane.

20 Korrik 2023, 15:19 Nga DOSJA
Barcelona ‘në dorë’ të presidentit Luis Rubiales,

SPANJE - Që nga maji i kaluar 2018, Luis Rubiales, ka qenë president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll. Edhe sot e kësaj dite, vetë Rubiales mbante gjithashtu kryesinë e Komitetit të Zhvillimit dhe Asistencës Teknike të UEFA-s. Megjithatë, atij i është dashur t'i thotë lamtumirë atij pozicioni, pasi ka marrë një pozicion më të rëndësishëm.

Siç e ka zyrtarizuar RFEF përmes një deklarate, Luis Rubiales është bërë president i Komitetit të Licencimit të Klubeve të UEFA-s. Pa dyshim, është një hap përpara në karrierën e Luis Rubiales.

“UEFA ka marrë parasysh menaxhimin e dukshëm ekonomik që është kryer vitet e fundit me Luis Rubiales në krye të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, si dhe zbatimin e modeleve të reja të kompeticionit si Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës dhe zhvillimin e tyre të mirë”, thuhet në deklaratën e RFEF.

Komiteti i Licencimit të Klubeve të UEFA-s merr përsipër të gjitha rregulloret që lidhen me licencat e klubeve dhe qëndrueshmërinë financiare, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Kjo rregullore përcakton kërkesat e nevojshme për të gjitha subjektet që marrin pjesë në aktivitetet kontinentale, kërkesa që variojnë nga aspektet ekonomike, sportive, infrastrukturore, ligjore, menaxheriale...

Me fjalë të tjera, Luis Rubiales sapo është emëruar si president i komisionit që do të vendosë nëse Barcelona do të mund të marrë pjesë apo jo në Champions League.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll