Politike

I zuri vendin Rudina Hajdarit, Korab Lita: Shpërdoroi besimin tonë prej 6 muajsh, dha vetë dorëheqjen (VD)

15 Tetor 2019, 09:19 Nga DOSJA
I zuri vendin Rudina Hajdarit, Korab Lita: Shpërdoroi besimin tonë

Tiranë-Pas shkarkimit të Hajdarit, Korab Lita, i zgjedhur në krye të Grupit Demokrat në Kuvend deklaroi sot se deputetja e ka dhënë verbalisht dorëheqjen e saj.

Sipas Korab Litës, Hajdarit i është kërkuar të largohet si kryetare Grupi pasi ka zhgënjyer besimin e deputetëve pjesëtare të këtij grupimi parlamentar.

“Pasi janë paraqitur të gjitha problematikat, i është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit, dhe të vazhdojë më detyrat e tjera që ka në mbështetjen të grupit. Pas bërjes prezentë të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe deri tek ai ligjorë” , tha Lita.

Ai shtoi më tej se nuk do të shkrihet grupi Parlamentar i PD-së dhe pas përplasjeve të fundit.

“Mes pikave të tjera i është kërkuar Hajdarit të dorëhiqej nga drejtimi i grupit. Zonja Hajdari deklaroi në mënyrë verbale qëndrimin  saj, pas këtij momenti grupi propozoi tre kandidatura, Alban Zeneli, Valteri dhe Lita. Zeneli u tërhoq nga gara dhe mbeti në garë Lita dhe Valteri. Zoti Valteri dha dorëheqjen në këtë garë dhe u votua në mënyrë të hapur, unanime. Pas këtij momenti është bërë procedura për të njoftuar ndryshimet është firmosur nga të gjithë përfshirë edhe Valterin”, u shpreh ai.

Tashmë duket qartë që opozita e re në Kuvend është përçarë, pasi dy deputetët kundërshtojnë njëri-tjetrin me deklarata. Dje u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. Largohet Rudina Hajdari dhe vjen Korab Lita. Menjëherë dje Lita tha se ishte i besuar nga detyrae re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi. Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike korab lita përçahet opozita parlamentare rudina hajdari korab lita përçahet opozita parlamentare rudina hajdari

Sondazh

Poll