Politike

Veliaj e quajti ‘Çim Bixhozi’/ Kandidati i BF për Rrogozhinën: Mashtrues ordiner, s’ka burrë nëne të më blejë! Ka ardhur me thasë me para, unë jam me duar në xhepa

Ai ka akuzuar qeverinë, se ka ‘zbarkuar’ në Rrogozhinë dhe se ka rival politik vetëm Veliajn.

19 Korrik 2023, 22:34 Nga DOSJA
Veliaj e quajti ‘Çim Bixhozi’/ Kandidati i BF për
Shkëlqim Hoxha

TIRANË- Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, apeloi ndaj qytetarëve të Rrogozhinës që të votojnë të dielën kandidatin socialist, Edison Memolla. Gjatë një takimi në zonën e Lekajt, Veliaj tha se opozita gabon kur mendon se mund të blejë dinjitetin dhe votën e banorëve në Rrogozhinë. “Sepse Iliri dhe Saliu i duan njerëzit ‘përça dhe sundo’. Dhe tamam si ky, Çim bixhozi, i trajtojnë njerëzit si keca që mund të blihen”, theksoi ndër të tjera Veliaj. 

Në lidhje me këto deklarata ka ardhur një kundërpërgjigje e ashpër nga kandidati i BF-së për Bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha. I ftuar në "Repolitix", me gazetarin e Report Tv, Denis Minga, Hoxha u përgjigj deklaratave të kryebashkiakut Veliaj ku e cilëson si mashtrues ordiner.

“Veliaj është mashtrues ordiner. Erioni bën mirë që të japë llogari për inceneratorin e Tiranës, dhe mos të bëjë lajme politike. Nuk ka burrë none që të më blejë. Jo po unë jam në Maldive me pushime tani, sipas Veliajt. Unë takoj njerëz, qytetarët, derë më derë, i takoj kudo. S’kam komunikime me rivalin, s’kam rival, jam i përqendruar me Erion Veliajn. Këtu ka zbarkuar gjithë qeveria, e kanë fshehur rivalin”, thotë ai.

Ai madje ka akuzuar qeverinë, se ka ‘zbarkuar’ në Rrogozhinë dhe se ka rival politik vetëm Veliajn. “E di sa e vërtetë është? Sa fiqtë e Erionit. A kanë ndonjë provë këta njerëz? Vetëm me trillime. Është Veliaj që ka sjellë këtu biznesmenë, e komplet administratën. E gjitha administrata është në Rrogozhinë, e gjithë qeveria është në Rrogozhinë”, vijoi ai.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm për t’u hetuar nga SPAK-u, Hoxha shprehu gatishmërinë. “Jam i gatshëm të jem kudo. SPAK të hetojë Erionin, se ka ardhur me thasë me para në Rrogozhinë, unë jam me duar në xhepa. Jam i gatshëm për debat në çdo kohë, në çdo vend”.

Sondazh

Poll