Politike

'Dje ishte në Lezhë si ministër Tao'/ Atentati në Balldren, Paloka: Ka një dorë më të zezë se gjakmarrja

Paloka risjell në kujtesë se një ditë më parë në Lezhë ishte i pranishëm edhe ministri i ri i brendshëm Taulant Balla, e sot ndodhi vrasja.

19 Korrik 2023, 21:36 Nga A.B
'Dje ishte në Lezhë si ministër Tao'/ Atentati në
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar vrasjen që ndodhi sot në fshatin Balldren të Lezhës. Sipas tij, në atë zonë ka një dorë më të zezë se ajo e gjakmarrjes. Ai risjell në kujtesë se një ditë më parë në Lezhë ishte i pranishëm edhe ministri i ri i brendshëm Taulant Balla. 

'Ne Lezhe ka nje dore me te zeze se ajo e gjakmarrjes. Koha do tregoje! Si fillim kujtoni qe dje ishte ne Lezhe , ne rolin e ministrit te brendshem, Tao. Sot ndodhi vrasja'- shkruan ai në një postim në 'Facebook'. 

Një gjakmarrje e nisur gati mbi 20 vite më parë, sot ka shënuar viktimën e 6-të të saj. Nikolin Marku (Lekstakaj) u ekzekutua sapo kishte blerë një pije freskuese. Dyshohet se kjo vrasje ka lidhje me gjakmarrjen mes fiseve, pasi edhe pak muaj më parë u vra Ardian Nikulaj.

edi paloka

Sondazh

Poll