Sport

Tifozët e Interit me një manifestim të ri! Ata paralajmërojnë edhe Cuadrado…

Nuk do të jetë e lehtë për kolumbianin në Milano

19 Korrik 2023, 18:23 Nga DOSJA
Tifozët e Interit me një manifestim të ri! Ata

ITALI - Tifozët e pasionuar të gjigantit italian të Interit i kanë dërguar një mesazh paralajmërues blerjes së re të skuadrës, Juan Cuadrado. 

Kolumbiani luajti për shumë vite te një nga rivalët më të mëdhenj të ‘zikaltërve’, Juventusin dhe fitoi shumë tituj në Torino, të cilët mund të kishin zbukuruar edhe vitrinën në Milano.

“Deri më sot keni bërë gjithçka që njerëzit t'ju urrejnë. Nëse doni diçka tjetër, ju takon ta tregoni”, thuhet në mesazhin e tifozëve të Curva Sud.

Sot, Cuadrado i kaloi me sukses testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën me klubin e tij të ri. Ai iu bashkua Interit në një transferim të lirë dhe nënshkroi një marrëveshje njëvjeçare me një pagë prej 2.5 milionë euro.

Nuk do të jetë e lehtë për kolumbianin të provojë veten te Interi dhe të bëhet favorit i tifozëve, por ai nuk është as i pari dhe as i fundit që kalon nga një gjigant italian në tjetrin. 

E vetmja gjë që duhet të bëjë për të mos marrë zemërimin e tifozëve është të japë gjithçka deri në fund për fanelën e Interit, i cili edhe këtë sezon do të luftojë për Scudetton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2023, 16:41

Ukraina sërish, ankesa në UEFA dhe FIFA

ZVICER - Ukraina ka paraqitur ankesa në FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e dy klubeve të Krimesë në futbollin rus.  Rubin Jalt...