Aktualitet

U dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës në kanionet e lumit Erzen, policia shpëton turisten gjermane

Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

19 Korrik 2023, 20:26 Nga DOSJA
U dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës në kanionet e
avioni qe i ka ardhur ne ndihme turistes

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes i kanë ardhur në ndihmë një turisteje gjermane, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në kanioniet e lumit Erzen. Sot rreth orës 17:10, në kanionet e lumit Erzen, dyshohet se është dëmtuar në një zonë me terren shumë të vështirë shtetasja gjermane me inicialet K. B., 39-vjeçe, e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15-vjeç. Policia, pas marrjes së njoftimit, ka organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 39-vjeçares. Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

Njoftimi nga policia 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, i vijnë në ndihmë 1 turisteje gjermane, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në kanioniet e lumit Erzen. Sot, rreth orës 17:10, në kanionet e lumit Erzen, duke eksploruar natyrën, dyshohet se është dëmtuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasja gjermane K. B., 39 vjeçe, e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15 vjeç. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 39-vjeçares. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasen e dëmtuar. Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

Sondazh

Poll