Aktualitet

Nis zbatimi i marrëveshjes / Të burgosurit shqiptarë në Britani do vuajnë dënimin në atdhe

Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e përbashkët me Britaninë për të burgosurit shqiptarë në Angli, të cilët do të tranferohen për të kryer dënimin në atdhe.

19 Korrik 2023, 20:19 Nga DOSJA
Nis zbatimi i marrëveshjes / Të burgosurit shqiptarë në
Edi Rama dhe Rishi Sunak

TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e përbashkët me Britaninë për të burgosurit shqiptarë në Angli, të cilët do të tranferohen për të kryer dënimin në atdhe. Kjo marrëveshje pritet të firmoset nga të dyja palët në shtator ose nga kryeministrat Edi Rama dhe Rishi Sunak ose nga ministri britanik i drejtësisë me homologun shqiptarë Ulsi Manja.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave, vendosi:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes zbatuese të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhet në VKM.

Kjo marrëveshje, shkruan 'Top Channel', mundëson kthimin e atyre që morën të drejtën e transferimit dhe të atyre që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim. Të burgosurit do të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pranë familjes.

Sondazh

Poll