Aktualitet

Sharka: Anulimi i fondeve të BE-së, rrezikon fazën e tretë të IPARD që është 140 mln euro

Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduard Sharka, duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV sa i takon anulimit të fondeve të BE-së që vijnë në ndihmë të bujqësisë, ka nënvizuar se kjo situatë rrezikon edhe projektin tjetër, atë të IPARD-3.

19 Korrik 2023, 20:02 Nga DOSJA
Sharka: Anulimi i fondeve të BE-së, rrezikon fazën e tretë
Eduard Sharka

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduard Sharka, duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV sa i takon anulimit të fondeve të BE-së që vijnë në ndihmë të bujqësisë, ka nënvizuar se kjo situatë rrezikon edhe projektin tjetër, atë të IPARD-3.

“Është një lajm shumë i keq, sepse përveç se rrezikon disbursimin e fondeve të miratuara, rrezikon edhe fazën e tretë të IPARD që është 140 mln euro. Më keq akoma, humb besueshmëria e qeverisë shqiptare në kuadër të marrëveshjes së integrimit dhe shumë marrëveshjeve të tjera me BE-në. 

Duke humbur besueshmërinë, ulet edhe përqindja e financimit nga fondet e BE-së. OLAFI është zyra evropiane antimashtrim, sepse në këtë marrëveshje kuadër, janë përcaktuar edhe auditët, të cilët janë të jashtëm dhe jo të qeverisë, dhe që të japin raporte vjetore. 

Lajmi i keq është se ka nuk ka rënë vetëm AZHBR-ja, por krejt sistemi i auditimit në Shqipëri. Ka dhe lajm të mirë, që në këndvështrimin tim është që kjo qeveri e korruptuar që vjedh gjithçka, u zbulua edhe nga partnerët europianë dhe mund të kemi ndikimin e tyre për të zgjidhur këtë problem", tha Eduard Sharka.

Sondazh

Poll