Aktualitet

Atentati në Lezhë, Drejtori i Policisë: Dyshojmë për hakmarrje mes fiseve

Lekstakaj u vra sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës.

19 Korrik 2023, 19:25 Nga A.B
Atentati në Lezhë, Drejtori i Policisë: Dyshojmë për
Drejtori i policise

LEZHË- Pista kryesore e vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj në Lezhë është gjakmarrja. Kjo u konfirmua edhe nga Drejtori i Policisë së Lezhës, i cili në një rononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, nuk dha detaje të tjera.

“E morëm njoftimin rreth orës 18:30. Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për dokumentimin e plotë të rastit. Akoma jemi në fazat e para të hetimit të rastit. Nuk kemi akoma dyshimeve por dyshojmë për gjakmarrje. Në përfundim do të njoftojmë sërish.”-tha Alfred Elezi.

Lekstakaj u vra sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje që tronditi Lezhën më 19 prill, saktësisht tre muaj më parë./Dosja.al

vritet nikolin lekstakaj

Sondazh

Poll