Përplasjet mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj/ Sot u vra një tjetër person- Si nisi hakmarrja për 10 mijë lekë të vjetra karburant?
Kjo vrasje vjen pak muaj pas vrasjes së Ardian Nikulaj, i cili po ashtu u vra në datën 19, në muajin prill.
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë ku është vrarë 42-vjeçarin Nikolin Marku Lekstakaj teksa ishte duke dalë nga një market. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga dyqani ku kishte blerë një cola-cola. Autorëve u është dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat.
Kjo vrasje vjen pak muaj pas vrasjes së Ardian Nikulaj, i cili po ashtu u vra në datën 19, në muajin prill.
Ardian Nikulaj, u vra nga portugezi Ruben Saraiva pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Britania, aty ku jetonte. Haxhia është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj.
Fisi Lekstakaj dhe fisi Nikulaj ishin në gjakmarrje që prej vitit 1996. Historia e përplasjes mes fiseve në fjalë, ka nisur që para 27 viteve, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Asokohe, vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën dhe pas kësaj, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.
Në debat e sipër, drejtuesi i mjetit është larguar për pak çaste, duke u rikthyer në karburant i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.
Kjo ngjarje ishte dhe zanafilla e hasmërisë së fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, e cila pas disa muajsh të po atij viti, do të vijonte me vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes. Ndërkohë në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj./Dosja.al
Sondazh
Atentati në Lezhë, Drejtori i Policisë: Dyshojmë për hakmarrje mes fiseve
Drejtori i policise LEZHË- Pista kryesore e vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj në Lezhë është gjakmarrja. Kjo u konfirmua edh...
ME VIDEO/ E rrethuar nga policia, PAMJE nga vendi ku u vra Nikolin Lekstakaj, 42-vjeçari i shtrirë para një marketi
Pamje nga vendi i ngjarjes LEZHË- Policia ka rrethuar vendin ku mbrëmjen e sotme u ekzekutua 42-vjeçari Nikolin Lekstakaj. Dosja.al ka sig...
FOTO- U fut për të blerë 'Cola', por doli i pajetë, trupi i Lekstakajt ende i shtrirë në tokë
Viktima LEZHË- Në këtë foto është trupi i viktimës, Nikolin Lekstakaj, i cili u vra ditën e sotme teksa ishte duke ...
E PLANIFIKUAR/ Data 19! Vrasja e Lekstakajt, në të njëjtën ditë me atentatin e Ardian Nikulajt
Vendi i ngjarjes TIRANË- Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes që tronditi pasditen e sotme Lezhës, ku u ekzekutuar një...
Vrasja në Lezhë, njoftimi zyrtar i policisë
foto nga vendi i ngjarjes LEZHË- Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Balldre, ku mbeti i vrarë një...
DETAJE- Atentati në Lezhë, autorët dyshohet se ishin dy, Lekstakaj u VËZHGUA dhe e qëllua me breshëri nga makina
Pamje nga vendi i ngjarjes LEZHË- Detaje të reja nga atentati në Lezhë, ku është vrarë Nikolin Lekstakaj. Nga të dh...
Atentati në Lezhë/ Si u vra babai i tre fëmijëve, Lekstakaj po dilte nga marketi, kishte blerë një pije freskuese
policia Lezhe LEZHË- Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç, baba i tre fëmijëve, është personi që është vrarë n&e...
Vrasja e Lekstakajt- Viktima i shtrirë në tokë, qytetarët të shokuar, PAMJET nga vendi i ngjarjes
Policia LEZHË- Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në marketin në fshatin Balldre, aty ku u vra me armë zjarri Nikolin...
Vrasja në Lezhë! Identifikohet viktima, pjestar i fisit Lekstakaj
Pamje nga vendi i ngjarjes LEZHË- Nikolin Lekstakaj është personi i cili ka mbetur i vrarë ditën e sotme me armë zjarri n&eum...
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për viktima
Policia LEZHË- Të shtëna me armë zjarri në fshatin Balldre të Lezhës. Dyshohet se ka viktima. Policia ësht&eu...
