Aktualitet

ME VIDEO/ E rrethuar nga policia, PAMJE nga vendi ku u vra Nikolin Lekstakaj, 42-vjeçari i shtrirë para një marketi

Ngjarja ka ndodhur në Balldre, teksa viktima ishte duke dalë nga një market. 

19 Korrik 2023, 19:15 Nga a.l
ME VIDEO/ E rrethuar nga policia, PAMJE nga vendi ku u vra Nikolin Lekstakaj,
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Policia ka rrethuar vendin ku mbrëmjen e sotme u ekzekutua 42-vjeçari Nikolin Lekstakaj. Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendi ku është kryer atentati. Ngjarja ka ndodhur në Balldre, teksa viktima ishte duke dalë nga një market. 


Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët ishin dy dhe kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje. Nikolin Lekstakaj është djali i Gjergj Lekstakajt, me të cilin biznesmeni i ndjerë Ardian Nikulaj kishte pasur konflikt. Dyshimet e para lidhen pikërisht me vrasjen e biznesmenit Nikulaj, i cili ishte në konflikt me Lekstakajt.

vritet nikolin lekstakaj

Sondazh

Poll