Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Viktima dikur ka jetuar në Londër, banonte 300 metra larg vendit ku u vra me breshëri plumbash

Banorët e zonës janë rrëfyer se viktima nuk njihej si person problematik, dhe se angazhohej me blegtori.

19 Korrik 2023, 19:53 Nga DOSJA
Atentati në Lezhë/ Viktima dikur ka jetuar në Londër,
foto nga vendi ngjarjes

LEZHË- Nikolin Marku (Lekstakaj), i cili u ezkutua pasditen e sotme në Balldre të Lezhës, banonte vetëm 300 metra larg vendit ku u qëllua me breshëri plumbash. Banorët e zonës janë rrëfyer se viktima nuk njihej si person problematik, dhe se angazhohej me blegtori. 

42-vjeçari Nikolin Lekstakaj, i cili u qëllua me armë sapo doli nga një market i zonës, ishte kthyer në Shqipëri para disa vitesh, pasi më parë ka jetuar në Londër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 jashtë një marketi në Balldre, nga ku viktima sapo kishte dalë. 

Vrasja ndodhi në prani të shitëses së marketit, ku ai kishte hyrë për të blerë një pije freskuese. 42-vjeçari i njohur me nofkën “Toli”, u qëllua për vdekje nga persona ende të pa identifikuar.

“Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, njofton policia e Lezhës.

Sondazh

Poll