Bota

Takimi me Stoltenberg në Bruksel/ Vuçiç: Situata në Veri, shqetësuese! Nuk duam të luajmë lojën e fajit! NATO të sigurojë serbët përmes KFOR-it

Vuçiç shtoi se Beogradi dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me NATO-n, të cilat bazohen në përgjegjësi dhe besim. 

19 Korrik 2023, 20:17 Nga a.l
Takimi me Stoltenberg në Bruksel/ Vuçiç: Situata në
Aleksandër Vuçiç dhe Jens Stoltenberg

KOSOVË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i ka kërkuar NATO-s që përmes KFOR-it të ofrojë siguri për serbët që jetojnë në Veri. Sipas tij, Beogradi beson se, ato që i ka cilësuar si veprime të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës, janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.

Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë. Ne nuk duam të luajmë lojën e fajit. Kjo po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme. Situata në veri të Kosovës, gjithçka që ndodhi është për shkak të qasjes së keqe të autoriteteve të Prishtinës, sepse donin t’i përjashtonin autoritetet serbe.Në të njëjtën kohë ata arrestojnë në mënyra të ndryshme shtetasit serbë dhe i keqtrajtojnë pa marrë parasysh se ku jetojnë. Deri më tani kemi pasur marrëdhënie shumë profesionale me forcat e KFOR-it, shpresojmë se do të të vazhdojë dhe se gjithçka do të realizohet sipas rezolutës 1244”, tha Vuçiç. 

Vuçiç shtoi se Beogradi dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me NATO-n, të cilat bazohen në përgjegjësi dhe besim. 

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll