Bota

Bllokoi eksportin e grurit/ Rusia vë 'kushte': OKB-ja të plotësojë kërkesat tona brenda muajshme, për të rifilluar negociatat

Nëse kërkesat e shtruara ndaj OKB-së do të plotësohen, Rusia deklaron se vetëm atëherë do të nisin negociatatat për të zhbllokuar portet për eksportin e grurit. 

19 Korrik 2023, 18:17 Nga a.l
Bllokoi eksportin e grurit/ Rusia vë 'kushte': OKB-ja të
Moskë

RUSI- Rusia ka vënë si kusht për vazhdimin e marrëveshjes së grurit, plotësimin nga Organizata e Kombeve të Bashkuara të kërkesave të saj brenda muajsh. Nëse kërkesat e shtruara ndaj OKB-së do të plotësohen, Rusia deklaron se vetëm atëherë do të nisin negociatatat për të zhbllokuar portet për eksportin e grurit. 

Marrëveshja e Detit të Zi u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në luftimin e krizës globale të ushqimit dhe për të kapërcyer pengesat shtesë të ngritura pasi Rusia dërgoi trupa në Ukrainë.

Kievi dhe Moska janë ndër eksportuesit kryesorë të drithit në botë, shkruajnë mediat e huaja. Tërheqja e Rusisë nënkuptonte që pakti i lidhur për të ndihmuar eksportet e saj të drithërave dhe plehrave u ndërpre gjithashtu, sinjalizoi në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se barra i takon tani Kombeve të Bashkuara për të zbatuar marrëveshjen ruse nëse dëshiron që Moska të kthehet në bisedime më të gjera për të ndihmuar në ringjalljen e eksporteve ukrainase. 

marreveshja e grurit ukraine-rusi

Sondazh

Poll