Bota

Bislimi 'i zhgënjyer' pas takimit me Lajçak në Bruksel: Po favorizon Serbinë! S'e garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes

Zëvendëskryeministri është shprehur i zhgënjyer, pasi sipas tij plani i Lajçak është selektiv dhe lë anash disa pjesë të rëndësishme të Marrëveshjes Bazike, ndërsa shtoi se i dërguari i BE-së për dialogun po iu kushton vëmendje kërkesave të Serbisë dhe s’e garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes.

19 Korrik 2023, 19:42 Nga a.l
Bislimi 'i zhgënjyer' pas takimit me Lajçak në
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar pas takimit në Bruksel me të dërguarin e BE-së për procesin e dialogut mes dy vendeve. Ai bëri me dije se një nga pikat që diskutuan ishte plani për sekuencimin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. 

Zëvendëskryeministri është shprehur i zhgënjyer, pasi sipas tij plani i Lajçak është selektiv dhe lë anash disa pjesë të rëndësishme të Marrëveshjes Bazike, ndërsa shtoi se i dërguari i BE-së për dialogun po iu kushton vëmendje kërkesave të Serbisë dhe s’e garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes.

“Është pa nevoja me punu edhe më tej në konretizimin e disa dokumenteve për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike. Tema e parë që kemi është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deritanishme që Lajcak na ka treguar. Sepse mendojmë që ai plan është selektiv dhe len anash disa provizione të rëndësishme të marrëveshjes bazike. Në mënyrë të një anshme iu kushton më shumë vënemdje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe po ashtu nuk garanton një zbatim të plotë të marrëveshjes”, ka thënë Bislimi. 

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

miroslav lajcak besnik bislimi

Sondazh

Poll