Bota

'Kosova bën një hap, një hap ta bëjë dhe Serbia', Bislimi, kriter për zbatimin e Marrëveshjes: Duam të dimë dhe lëvizjen e Serbisë

Ai ka thënë se pala kosovare i ka propozuar disa masa BE-së për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit duke theksuar se kanë kërkuar edhe interpretim nga ata nëse këto masa janë në përputhje me marrëveshjen bazike.

19 Korrik 2023, 20:04 Nga a.l
'Kosova bën një hap, një hap ta bëjë dhe
Foto ilustruese

BRUKSEL- Kryengeciatori Besnik Bislimi i cili sot ka qëndruar në Bruksel për të diskutuar rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes Kosovë Serbi, ka treguar se në Bruksel sot s’ka pasur takim mes tij dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviç, por vetëm takime bilaterale me Emisarin Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se pala kosovare i ka propozuar disa masa BE-së për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit duke theksuar se kanë kërkuar edhe interpretim nga ata nëse këto masa janë në përputhje me marrëveshjen bazike.

“Nga propozimet apo masat që i kemi propozuar ne në takimin bilateral me zotin Lajçak, ne kemi treguar për secilën masë se nga cili nen i marrëveshjes bazike buron. Plus ne kemi kërkuar qartësim të plotë të hapave në mënyrë që të respektohet kriteri i vënë nga vetë BE, ku thuhet që zbatimi duhet të jetë në mënyrë konsektuive. Kosova bën diçka, Serbia bën diçka. Për çdo masë, për çdo veprim që kërkohet nga Kosovë ne kemi kërkuar të dimë se cili është kundëveprimi nga ana e Serbisë”, ka thënë Bislmi. 

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

besnik bislimi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll