19 Korrik 2023, 19:51
Nga a.l
Besnik Bislimi dhe Josep Borrell
BRUKSEL- Kryenegociatori Besnik Bislimi duket se ka mbetur i pakënaqur dhe i zhgënjyer nga takimi me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak që u mbajt sot Bruksel. Sipas tij, Lajçak nuk i ka dhënë garant për zbatimin e plotë të Marrëveshjes, ndërsa shprehet se po favorizon Serbinë në kërkesat e saj. Sakaq, Bislimi është shprehur i habitur sesi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së nuk ka kërkuar ende që Kosovës t'i hiqen masat ndëshkuese, pas dakordimit për planin që synonte uljen e tensioneve në Veri.
“Në Bratisllavë kemi dakorduar një marrëveshje që quhet aranzhimet mes Kosovës dhe BE’së për implementimin e qëndrimt e 27 vendeve anëtare të BE’së. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon që dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE’së dhe i përgjigjet kërkesave të BE’së. Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për heqjen e masave ndëeshkuese ndaj Kosovës. Për ne është habi që edhe 8 ditë pas dakordimit në Bratisllavë ende nuk kemi një letër shpjeguese qe kërkon heqjen e masave nga ana e Kosmisionit dhe Bashkimit Europian. “Nuk mund të themi si i kemi zbatuar të gjitha masat sepse një nga masat është edhe mbajtja e zgjedhjeve, por ne kemi treguar rrugën që çon në normalizimin e situatës e mungesa e kësaj rruge ka qenë preteksti i BE’së për vendosjen e masave ndëshkuese. Tash gjetja e rrugës nënkupton edhe instrumentin apo mekanizmin për heqjen e masave ndëshkuese”, ka thënë Bislimi.
Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.
tensione në veri të kosovës besnik bislimi
Bota
19 Korrik 2023, 19:42
a.l
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi
BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar pas takimit në Bruksel me t...
Bota
19 Korrik 2023, 19:37
a.l
Takimi në Bruksel
BRUKSEL-Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Koosvë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në takim kryene...
Bota
19 Korrik 2023, 19:12
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Një gjykatë në Prishtinë dënoi me 4 vjet e tetë muaj heqje lirie ish shefin Agjencisë s&eum...
Bota
19 Korrik 2023, 18:52
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë personalisht në samitin diplomatik në Afrikën ...
Bota
19 Korrik 2023, 18:30
a.l
Marrëveshja e grurit
UKRAINË- Ministri në detyrë i Ukrainës për komunitetet, territoret dhe zhvillimin e infrastrukturës...
Bota
19 Korrik 2023, 18:25
a.l
Chris Murphy
Senatori amerikan Chris Murphy i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për shtensionimin e situatës n&...
Bota
19 Korrik 2023, 18:17
a.l
Moskë
RUSI- Rusia ka vënë si kusht për vazhdimin e marrëveshjes së grurit, plotësimin nga Organizata e Kombeve të B...
Bota
19 Korrik 2023, 18:12
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Kremlini akuzon Perëndimin se "ka mbyllur sytë" ndaj sulmeve terroriste të Ukrainës. I pyetur në një...
Bota
19 Korrik 2023, 17:59
a.l
Përmbytje në Kroaci
KROACI- Merr kthesë moti në Kroaci. Vendi është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura...
Bota
19 Korrik 2023, 17:49
a.l
Urosh Vukashinoviç
SERBI- Urosh Vukashinoviç, serbi i arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulmet në Veri ësh...