Bota

Asnjë rezulat nga takimi me kryenegociatorët në Bruksel/ Lajçak: Diskutimet do të vazhdojnë

Pas takimeve ndaras që Lajçak me kryenegociatorët, Lajçak bën me dije se kanë biseduar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimit të situatës në Veri.

19 Korrik 2023, 19:37 Nga a.l
Asnjë rezulat nga takimi me kryenegociatorët në Bruksel/
Takimi në Bruksel

BRUKSEL-Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Koosvë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në takim kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë serb, Petar Petkoviç. Pas takimeve ndaras që Lajçak me kryenegociatorët, Lajçak bën me dije se kanë biseduar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimit të situatës në Veri. Ai ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë. 

”Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës @BislimiBesnik dhe Serbisë @PetkovicPetar në Bruksel. Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme“, ka shkruar Lajçak.

Ky takim është zhvilluar pas marrëveshjes së arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë ka ulur për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe është pajtuar të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.



besnik bislimi

Sondazh

Poll