Bota

Ministri rus 'shpërthen' në deklarata diskriminuese ndaj grave: Bëni fëmijë, pastaj arsimohuni dhe punoni

Murashko njoftoi një nismë të Ministrisë së Shëndetësisë për të kontrolluar qarkullimin e barnave që nxisin abortin në farmaci. 

19 Korrik 2023, 17:06 Nga a.l
Ministri rus 'shpërthen' në deklarata diskriminuese ndaj
Mikhail Murasko

RUSI- Ministri i Shëndetësisë i Rusisë ka kritikuar gratë që i japin përparësi arsimit dhe karrierës së tyre.  Duke iu drejtuar një seance plenare të Dumës së Shtetit të martën, Mikhail Murashko u ankua për mendimin mbizotërues në shoqëri se një grua duhet së pari të ndjekë arsimin, të ndërtojë një karrierë dhe të sigurojë statusin e saj financiar përpara se të mendojë të krijojë një familje, shkruan 'Moscow Times'. 

“Si pasojë lindin shumë probleme: infertilitet, abort, IVF. Koha e reduktuar për lindjen e fëmijës së tretë apo të katërt. Situata duhet të rishikohet”, tha Murashko.  

Murashko njoftoi një nismë të Ministrisë së Shëndetësisë për të kontrolluar qarkullimin e barnave që nxisin abortin në farmaci. Ai vuri në dukje se megjithëse numri i aborteve tashmë është ulur ndjeshëm, ai mund të zvogëlohet edhe më tej. 

Ai tha se barnat që nxisin abortin duhet të kontrollohen rreptësisht në organizatat mjekësore dhe farmaceutike, të ngjashme me kontrollet e barnave psikotrope, medikamenteve të fuqishme dhe substancave toksike. Murashko tha se  Ministria e Shëndetësisë do të insistojë që kjo nismë të miratohet deri në fund të vitit. 

mikhail murasko

Sondazh

Poll