Bota

Përfundon takimi i Lajçak me kryenegociatorët në Bruksel/ Bislimi dhe Petkoviç nuk u ballafaquan, DETAJET e para

Takimet kanë nisur pas orës 9:30 të mëngjesit. Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç, që ka zgjatur deri pas orës 12:00.

19 Korrik 2023, 16:50 Nga a.l
Përfundon takimi i Lajçak me kryenegociatorët në Bruksel/
Takimi në Bruksel

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi në Bruksel i kryengeociatorëve e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç me të dërguarin e BE-së për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak. Ende nuk ka prononcime për rezultatin e bisedimeve gjatë këtyre takimeve.

Edhe pse burimet e Bashkimit Evropian u shprehën se qëllimi i takimit të sotëm ishte që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të takoheshin veçmas, një takim trilateral nuk ka ndodhur.

Takimet kanë nisur pas orës 9:30 të mëngjesit. Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç, që ka zgjatur deri pas orës 12:00.

Pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës, shkruan REL. As nga delegacionet e Kosovës, e as nga BE-ja, nuk janë dhënë informacione rreth rrjedhës së takimeve.

Ndërkohë, në Bruksel po qëndron edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai, po ashtu, është paralajmëruar se do të zhvillojë takim me Lajçakun.

Sipas burimeve të BE-së, janë dy qëllime kryesore që Lajçaku do t’i ketë në bisedimet me shefat e dy delegacioneve. I pari është fokusi në zbatimin e plotë të Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e arritur gojarisht në muajin shkurt në Bruksel, si dhe të aneksit për zbatim, i dakorduar në Ohër në muajin mars.

Qëllimi i dytë është të diskutohen hapat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Për këtë, Kosova dhe BE-ja janë dakorduar në një takim që Lajçak dhe Bislimi kanë zhvilluar javën e kaluar në Bratisllavë.

Prishtina zyrtare thotë se i ka ndërmarrë hapat për të cilat është rënë dakord, ndërsa Beogradi zyrtar nuk e ka thënë qartë nëse ky pajtim për shtensionim është i pranueshëm për të./ REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll