Bota

Gjykata tajlandeze pezullon kandidatin për kryeministër Pita përpara votimeve

Çështja kundër Pita-s sillet rreth aksioneve të tij në një kompani mediatike tashmë të mbyllur. Pita ka thënë se aksionet e tij në kompani janë trashëguar nga babai i tij.

19 Korrik 2023, 11:37 Nga f.i
Gjykata tajlandeze pezullon kandidatin për kryeministër Pita
Pita Limjaroenrat

TAJLANDË- Gjykata Kushtetuese e Tajlandës ka urdhëruar një pezullim të përkohshëm të kandidatin për kryeministër Pita Limjaroenrat nga parlamenti, raportojnë mediat e huaja.

Trupi gjyqësor tha se Pita “duhet të pezullojë rolin e tij nga 19 korriku, derisa gjykata kushtetuese të marrë vendimin”.

Vendimi vjen pasi gjykata pranoi një çështje që pretendon se Pita, kreu i partisë fituese të zgjedhjeve Lëviz Përpara, kandidoi në zgjedhjet e 14 majit edhe pse ai kishte aksione në një kompani mediatike, gjë që është në kundërshtim me rregullat elektorale. 

Çështja kundër Pita-s sillet rreth aksioneve të tij në një kompani mediatike tashmë të mbyllur. Pita ka thënë se aksionet e tij në kompani janë trashëguar nga babai i tij. Masa vjen pasi parlamenti tajlandez mblidhet të mërkurën për të votuar për një kryeministër të ri.

pita limjaroenrat tajlande

Sondazh

Poll