Politike

Mesazh i prerë SPAK-ut, ambasadorja Hohmann: Bindni me besueshmëri qytetarët, jo BE-në

Në fjalën e saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Hohmann e vlerësoi Reformën në Drejtësi, duke argumentuar se po shihen rezultate.

19 Korrik 2023, 14:06 Nga A.B
Mesazh i prerë SPAK-ut, ambasadorja Hohmann: Bindni me besueshmëri
Keshilli

TIRANË- 'Bindni me besueshmëri njerëzit, jo BE-në'-ky ishte mesazhi i ambasadores në largim e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann për SPAK-un. Ajo tha se SPAK duhet që të bind për besueshmëri qytetarët shqiptarë dhe jo Bashkimin Europian. Në fjalën e saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Hohmann e vlerësoi Reformën në Drejtësi, duke argumentuar se po shihen rezultate.

“U përmend reforma e gjerë dhe suksesi i reformës bëri që Shqipëria të kishte një vend në tavolinën e negociatave dhe është e rëndësishme që të mbani këtë integritet të forconi gjyqësorin dhe që shteti i së drejtës të jetë i plotë për çdo qytetar në këtë vend. Duhet që të ketë diçka identifikuese për Shqipërinë. Ne kemi parë dhe do të vazhdojmë të shikojmë rezultate. SPAK ka dhënë shumë prova dhe është e rëndësishme se tregon besueshmëri te qytetaret, duhet që të bindi qytetarët dhe jo mua dhe BE. Jam mirënjohëse që kuvendi është përforcuar dhe tashmë keni mijëra akte normative që duhen të hartohen jo vetëm në Kuvend, por ky duhet që t’i ndjejë. Debati politik bëhet për të gjetur zgjedhjen më të mire”, tha ajo.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann do të largohet nga vendi ynë në fund të muajit korrik. Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar. Megjithatë, në fjalën e saj, ajo tha se do të rikthehet në Shqipëri.

christiane hohmann

Sondazh

Poll