Politike

Mbledhja e PD/ Ina Zhupa DENONCON: Pr.ligji për Skënder Gjinushin u miratua sot fshehurazi, kaloi për 4 minuta

Ina Zhupa deklaroi se deputetët e PD nuk ishin në dijeni të mbledhjes, e cila kishte nisur dhe përfunduar për 4 minuta.

19 Korrik 2023, 13:23 Nga k.m.
Mbledhja e PD/ Ina Zhupa DENONCON: Pr.ligji për Skënder Gjinushin u
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se mbledhja për miratimin e projektligjit për mandatin e Skënder Gjinushit është bërë në shkelje të rregullores. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se deputetët e PD nuk ishin në dijeni të mbledhjes, e cila kishte nisur dhe përfunduar për 4 minuta.

"Projektligjin për Skënder Gjinushit e kanë votuar për 4 minuta. Sa kohë më është dashur që të shkoj nga kati i parë në katin e dytë. Mbaroi mbledhja me pro, pro, pro. është mbushur kuorumi me anëtarë zëvendësues. Kjo është e paprecendente. Nesër duhet të jemi barrierë që të mos shkelet rendi i ditës. Desha të informoj edhe kolegët për aksionin tonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjin,"-tha Ina Zhupa.

Anëtarët socialistë të Komisionit për Media dhe Edukim u mblodhën të mërkurën dhe në mënyrë të njëanshme dhe votuan projektligjin e ri për Akademinë e Shkencave, i cili i zgjat mandatin kryetarit aktual Skënder Gjinushi. Mbledhja u drejtua nga nënkryetari socialist Petro Koçi, i cili është dhe nismëtar i ndryshimeve, dhe me pjesëmarrjen e 10 deputetëve nga të cilët 2 deputetë abstenuan.

ina zhupa berisha 19 korrik 2023

Sondazh

Poll