Politike

Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/ Berisha: Të hetohen edhe projektet e infrastrukturës

Sali Berisha thotë se janë fondet pezulluar për shkak të vjedhjes, ndërsa i bën thirrje BE që të hetojë edhe fondet që jepen për infrastrukturën. 

19 Korrik 2023, 13:57 Nga k.m.
Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/ Berisha: Të hetohen
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar pezullimin e fondeve IPARD II për bujqësinë nga KE. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha thotë se janë pezulluar për shkak të vjedhjes, ndërsa i bën thirrje BE që të hetojë edhe fondet që jepen për infrastrukturën. 

"Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare. Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare. Por këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare. Ndaj na del edhe Akademia e Çobanëve tani dhe Materniteti i Mushkave. Por nuk është vetëm kjo vjedhje, unë i bëj thirrje Komisionit Europian, në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri dhe janë jo të pakta. KE ka financime të mëdha.

Bajpasi i Vlorë është krejtësisht vepër e tyre dhe shume projekte të tjera. Se këta nuk vënë asnjë tabelë si mirënjohje, aty vihet tabela Salillari. Pra, është një lajm i mirë kjo, optimist për shqiptarët, sepse institucioni hetimor i BE veproi dhe vendosi. Është e rëndësishme shumë që të dalë në pah i gjithë korrupsioni shqiptar në përmasat e tij,"-tha Berisha.

sali berisha berisha 19 korrik 2023

Sondazh

Poll