Politike

SHUMA- Fermerët shqiptarë rrezikojnë fondet e IPARD "falë" AZHBR, Rama mbledhje urgjente, por përgjegjës s'ka

Komisioni Europian njofton qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

19 Korrik 2023, 11:53 Nga k.m.
SHUMA- Fermerët shqiptarë rrezikojnë fondet e IPARD
IPARD

TIRANË- IPARD përfaqëson instrumentin kryesor ndihmës, në mbështetje të bujqësisë shqiptare. Por me shumë gjasa nuk do të jetë më. Në datën 14, në protokollin e disa institucioneve shqiptare mbërriti një letër nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Europian. Në letrën bombë" të siguruar nga "Oligarkia", Komisioni Europian njofton qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Por çfarë po humb Shqipëria?

IPARD II

Nevoja e lartë për financim në fushën e bujqësisë ka bërë që numri i aplikimeve për të përfituar fondeve të kalojë përtej parashikimeve. Në 25 janar u mbyllën aplikimet për fondet e programit IPARD 2, me një shumë financimi prej 30 mln euro.

Programi IPARD për Shqipërinë është një plan veprimesh(masash) me mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural, në nivelin 75 përqind nga fondet e Bashkimit Evropian dhe 25 përqind nga fondet e qeverisë shqiptare. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 4.1 milionë euro nga të cilat 75% ose 3.075 milionë euro kontribut i BE dhe 25% ose 1.025 milionë euro kontribut i buxhetit të shtetit. Totali i shpenzimeve të pranueshme për ndihmën e kërkuar do të jetë në kufijtë minimal 10 mijë euro dhe maksimal 400 mijë euro.

Granti i vënë në dispozicion është 65% të totalit të kostove të pranueshme të investimit. Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 Janar 2022 deri në datën 25 Shkurt 2022, nëpërmjet dërgesës postare apo dorazi.

IPARD III

Më 30 mars, Komisioni Evropian hapi dritën jeshile për Programin IPARD III për Shqipërinë, me financim 146 milionë euro në vitet 2023-2027, ose 56 përqind fonde më shumë se programi IPARD II, në mbështetje të fermerëve, bujqësisë dhe agrobiznesit shqiptar. Në programin IPARD III në Shqipëri, për herë të parë do të futeshin masa të reja mbështetëse, në sektorë që trajtojnë diversifikimin e fermave, bimët mjekësore dhe turizmin rural.

Të gjitha këto para do të ikin nga duart e fermerëve shqiptarë, "falë" Ministrisë. Komision Europian paralajmëron qeverinë shqiptare se mund të përjashtojë Shqipërinë nga programi IPARD III, i cili deri në vitin 2027 parashikohet të disbursojë 146 milionë euro grante për fermerët shqiptarë, nëse qeveria nuk do të korrigjojë me shpejtësi të gjitha abuzimet e gjetura.

4 vjet pa financime, për shkak të korrupsionit në AZHBR.

Oligarkia.al ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi veprimet që do të ndërmarrin autoritetet shqiptare, ndërkohë që nuk dihet se sa larg shkojnë zbulimet e hetimeve të OLAF dhe cilët janë zyrtarët shqiptarë të implikuar në të. Por asgjë nuk është bërë publile. Asnjë reagim, asnjë kërkim falje dhe asnjë përgjegjës përballë autoriteteve. Me shumë gjasa, edhe ky skandal do të shuhet me një shkarkim të thjeshtë nga detyra.

ipard

Sondazh

Poll