Politike

Kreditë për studentët, Kushi: Do financohet vetëm një program studimi, do jetë pa kolateral

Kushi shtoi se dredia do të jepet me dy këste dhe do të përllogarisë tarifën e universitetit si dhe një shumë parash që shkon ekuivalent me pagën minimale. Kushi shtoi se dredia do të jepet me dy këste dhe do të përllogarisë tarifën e universitetit si dhe një shumë parash që shkon ekuivalent me pagën minimale.

19 Korrik 2023, 13:22 Nga I.A
Kreditë për studentët, Kushi: Do financohet vetëm një
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se në Këshillin e Ministrave është miratuar vendimi për kreditë studentore. Pas mbledhjes, Kushi theksoi se kredia do tu jepet studentëve që nuk përfitojnë bursë apo nuk përfitojnë heqje të kredisë. Po ashtu ajo theksoi se kjo kredi do të financojë vetëm një program studimi, bachelor apo master. Kushi shtoi se dredia do të jepet me dy këste dhe do të përllogarisë tarifën e universitetit si dhe një shumë parash që shkon ekuivalent me pagën minimale.

“Ne ndër vite kemi ndërmarrë shumë vendime, dhe sot vijmë me kredinë studentore. Çdo student që ndjek studimet në një universitet ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore për të financuar studimet e tij, edhe tarifat edhe kostot e jetesës, duke përllogaritur kufirin e pagës minimale. Do të financohet vetëm një program studimi, pra mund të aplikojë ose për bachelor ose për master, dhe institucion përgjegjës do të jetë AKFAL. Kredia do të jetë pa kolateral, jepet me dy këste. Shlyerja, afatet do jenë të përcaktuara, për studentët e bachelor detyrimi do të fillojë re vite pas kontratës dhe për masterin, dy vite pas kontratës. Ata që ndjekin program 5 vjeçar, do të nisë pas 5 vitesh. Studentë do jenë ata që nuk kanë përfituar bursa apo përjashtim nga tarifa”, tha Kushi.

evis kushi

Sondazh

Poll