Politike

Berisha: Vendin ka filluar ta mbulojë opiumi! Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri

Po ashtu ka komentuar edhe aksionet e Policisë së Shtetit, duke u shprehur se të gjitha janë mashtrime, pasi askush nuk përfundon në pranga.

19 Korrik 2023, 13:50 Nga k.m.
Berisha: Vendin ka filluar ta mbulojë opiumi! Asgjë nuk e justifikon
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se me kryeministrin Edi Rama, Shqipëria është “narkoshtet tipik” dhe se i gjithë vendi është pushtuar nga opiumi. Po ashtu ka komentuar edhe aksionet e Policisë së Shtetit, duke u shprehur se të gjitha janë mashtrime, pasi askush nuk përfundon në pranga.

"Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri. Por me Edi Ramën, Shqipëria është narkoshtet tipik, i vetëm në Europë. Kanabisi mbulon vendin, por tani ka filluar të mbulojë vendin opiumi, lulëkuqja. Ju garantoj se ato do të zëvendësojnë të gjitha prodhimet e tjera se janë shumë më të shtrenjta se kanabisi. Keni parë operacionet policore, mashtrime se nuk arrestojnë një njeri të vetëm? Nuk arrestohen se janë socialistë, janë të gjithë të partisë. Plus pasojat katastrofale mbi shëndetin, në radhë të parë në shëndetin mendor. Pastaj një substancë që mbjell vetëm krim. Ne do i kundërshtojmë me forcën më të madhe,"-tha Berisha.

sali berisha berisha 19 korrik 2023

Sondazh

Poll