Politike

Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar bojkotim të mësimit, Kushi: Pjesa më e madhe kanë rënë dakord për ligjin

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi u shpreh se ka pasur konsultime me studentët dhe me ekspertët në lidhje me projektligjin, që sipas saj kanë rënë dakord me ligjin.

19 Korrik 2023, 13:19 Nga I.A
Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar bojkotim
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka komentuar vendimin e studentëve të mjekësisë që do të bojkotojnë mësimin nëse projektligji për mbajtjen e diplomave të tyre 5 vite miratohet. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi u shpreh se ka pasur konsultime me studentët dhe me ekspertët në lidhje me projektligjin, që sipas saj kanë rënë dakord me ligjin.

“Ju sqaroj që jemi konsultuar gjatë me studentë, megjithatë ka një pjesë  e tyre që nuk janë dakord, po ashtu edhe nga ata që pajtohen me projektligjin. Gjatë kësaj periudhe nuk kemi takuar vetëm studentët por jemi konsultuar me ekspertë dhe kemi marrë mendimin e opinionit publik. Bëhet fjalë për interesin e qytetarëve. Ne i kemi argumentuar pse ligji ven me procedurë të përshpejtuar dhe kjo nuk lidhet me numrin e mjekëve. Arsyeja është se maturantët do të marrin vendimin nëse do të shkojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, pasi në gusht do të jetë dhe testi i digjitalizuar. Ky ligj është për të rritur më shumë numrin e mjekëve në sistem dhe për të parandaluar atë fenomen që nuk është vetëm për Shqipërinë, që është largimi drejt vendeve ë të zhvilluara. Numri i mjekëve të larguar drejt vendeve të zhvilluara është se ato vende kanë nevojë për ta. Duhet të reagojmë sot në mënyrë që të evitojmë një emergjencë në të ardhmen. Pra prevalohet interesi i lartë publik”, u shpreh Kushi.

evis kushi

Sondazh

Poll