Aktualitet

“Të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale”, Balla dhe Rrumbullaku takim me strukturat e Policisë Lezhë

Balla iu ka kërkuar drejtuesve të policisë vendore angazhim maksimal në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në luftën kundër kriminalitetit.

18 Korrik 2023, 17:33 Nga DOSJA
“Të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale”,
foto ilustruese

LEZHË- Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kanë zhvilluar një takim me strukturat e policisë vendore në Lezhë. 

Bëhet me dije se takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, dhe ka zgjatur rreth 60 minuta. Balla iu ka kërkuar drejtuesve të policisë vendore angazhim maksimal në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në luftën kundër kriminalitetit.

Ministri Balla gjatë takimit ka deklaruar se në Shqipëri nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët.

“Në territorin e kësaj Republike nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve”, tha Balla.

Sipas Ballës në çdo komunitet të Shqipërisë, duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit.

Sondazh

Poll